top of page

Huawei Mate 8, celulari me baterinë më të mirë (Foto)

  • Techno
  • 29 nov. 2015
  • 1 min de lecture

A e dini kush ka qenë prodhuesi i tretë më i madh i celularëve në botë përreth tri vite? Huawei, sigurisht.Pavarësisht konkurrencës së fortë nga Xiaomi dhe Lenovo, kompania Huawei po vazhdon të prodhojë celularë të dobishëm.Celulari më i fundit 6-inç, Huawei Mate 8, mund të jetë shumë i madh për disa, por përveç se ka specifika të mahnitshme, ka edhe një bateri mjaft të mirë.Mate 8 vjen me një procesor tetë-bërthamësh dhe një bashkë-procesor për grafikë. Ka një lexues të shenjave të gishtit dhe një kamerë 16MGP; dhe një kamerë për selfie 8MGP. Huawei-Mate-81 Celulari prej alumini vjen në disa koniguracione, 3 ose 4GB RAM dhe 32/64/128GB memorie të magazinimit. Çfarë është më e rëndësishme të ceket, bateria e këtij celulari mbushet nga 0% në 50% për vetëm 5 minuta.


 
 
 

Commentaires


bottom of page