top of page

“Google” ndryshon logon për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

  • Techno
  • 28 nov. 2015
  • 1 min de lecture

Ashtu siç bën për data të rëndësishme e ngjarje të mëdha në botë, motori i kërkimit “Google”, ka respektuar këtë herë 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ndryshuar logon e saj.Në vend të logos së saj të përhershme, “Google” ka vendosur në faqen e parë flamurin shqiptar, ndërsa nëse klikon në të do të shfaqen lajme në lidhje me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Një gjë e tillë nga motori më i madh i kërkimit në internet është bërë edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe në këtë rast logoja me flamurin shqiptar shfaqej vetëm në IP-të shqiptare.


 
 
 

Commentaires


bottom of page