top of page

Aplikacioni i cili ju lejon që t’i shihni valët e wireless-it (Video)

  • Techno
  • 26 nov. 2015
  • 1 min de lecture

Aplikacioni i cili ju lejon që t’i shihni valët e wireless-it (Video)

Jeni të rrethuar nga një botë e padukshme dhe me përplot valë.

Pajisjet me wireless, të tilla si celularët, tabletët dhe laptopët lëshojnë sinjale të cilat sillen përreth nesh, por të cilat janë të padukshme për syrin e njeriut. Të paktën deri më tani.

Një aplikacion i ri në iOS i quajtur “Architecture of Radio” ofron një pamje në 360 shkallë të botës digjitale, duke përdorur vendndodhjen tuaj përmes GPS, për të shfaqur jetën vizuale përreth jush, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni, i krijuar nga Richard Vijgen, kushton $2.99 dhe shfaqë botën e padukshme të valëve që lëshohen nga routerët dhe antenat e ndryshme.

Per te pare videon klikoni ne njeren nga fotot


 
 
 

Commentaires


bottom of page