top of page

Snapchat tani ofron edhe këtë veçori (Video)

  • Techno
  • 25 nov. 2015
  • 1 min de lecture

Sot Snapchat ka lansuar një vegël të re në Live Stories të quajtur “Story Explorer”, i cili u jep mundësinë përdoruesve që të shikojnë të gjithë snapat e një momenti të vetëm dhe të veçantë.Ideja është që të shihni snapa të ngjashëm nga një moment i vetëm në Live Story, në vend se të shihni momente të ndryshme, të palidhura me njëra-tjetrën. Siç qëndron deri më tani, storjet ofrohen bazuar në vendndodhjen. Në Nju Jork për shembull, opsionet e storjeve live për momentin janë AMA-të, Nju Jorku dhe Mundja me Duar, transmeton lajmi.net.Për çdo storje ekzistojnë disa snapa të cilët prekin tema të ndryshme. Në Nju Jork, ekzistojnë dy apo tre snapa për motin e ftohtë këtë mëngjes, dhe disa të tjerë për ngjarje të tjera aktuale për atë vend.


 
 
 

Commentaires


bottom of page